Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid:

Sport

Kjo e sotmja është një ndeshje e rëndësishme. Luajmë ndaj një skuadre që preferon gjithnjë intensitetin e lartë dhe kjo mund të na vendosë në vështirësi në aspektin fizik. Megjithatë jemi të përgatitur. E treguam edhe në ndeshjen e parë ndaj tyre se mund t’i përshtatemi çdo stili në fushën e lojës. Do përpiqemi ta tregojmë këtë gjë edhe këtë mbrëmje. Nuk mendoj se vendi i parë është kaq i domosdoshëm, pasi të gjitha skuadrat që kualifikohen për në fazën tjetër, edhe ato që vijnë si vendi i dytë, janë shumë forta. Por në një situatë të tillë, ajo që bën diferencën për ne, është prestigji. Jemi Real Madrid dhe nuk duhet ta harrojmë këtë. Kemi mësuar shumë nga ndeshjet e fundit, sidomos nga disa gabime që nuk para i bëjmë. Nuk jemi shfaqur edhe aq të përqëndruar ndaj detajeve dhe kjo është diçka që e dimë se duhet ta rregullojmë sa më shpejt. Sa i përket kritikave për arbitrat, dua thjesht të qartësoj deklaratat e mia. Fjalët që thashë janë keqpërdorur. Jam përpjekur të respektoj çdo vendim të arbitrave, por kur mendoj se gabojnë, do ta shpreh mendimin tim. Mund të pezullohem me katër ndeshje. Punoj si trajner prej më shumë se 1200 ndeshjesh, nuk besoj se një pezullim i tillë do më prishë shumë statistikat.”