CAS konfirmon UEFA-n

Sport

effe

Korçarët e Skënderbeut, nuk do të marrin pjesë përfundimisht këtë sezon në UEFA Champions League. Paneli i CAS të Losanës, e ka hedhur poshtë ankesën e klubit shqiptar ndaj UEFA-s për vendimin e dhëne në 1 qershor të këtij viti. Vendimi është bërë publik në faqen e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, e cila kishte pranuar të shqyrtonte ankesën e Skënderbeut kundër vendimit te UEFA-s. Skënderbeu ishte duke kërkuar nje vendim të drejtë nga CAS për të përmbysur atë të UEFA-s, e cila e kishte dënuar pas një hetim për fiksim të ndeshjeve. Palët kishin rënv dakord për një procedurë të përshpejtuar arbitrazhi në seancën e 4 korrikut. Kampionet e Shqipërisë, nuk do te zëvendësohen me një klub tjetër shqiptar, ndërsa hungarezët e Ferencvarosh kualifikohen automatikisht.