Champions League, City pret Baselin që synon vetëm një ndeshje dinjitoze

Sport

basel
Atmosfera e Champions League-ës rikthehet sot në anën blu të Manchester-it atje ku skuadra e Pep Guardiolës pret Baselin me një avantazh 4-0 të siguruar prej sfidës së parë.Në ndeshjen e kthimit të 1/8-ve, City luan pas tre rezultatesh domethënëse, 2 fitore 3-0 me Arsenalin dhe një tjetër 1-0 me Chelsea-in. Pas një sezoni dominues ku vetëm 4 fitore e ndajnë nga titulli kampion, në Angli kanë nisur t’i krahasojnë “The Cityzens” me Barcelonën.

city

Por Guardiola ka dashur t’i kthejë të gjithë me këmbë në tokë duke theksuar në konferencën për shtyp se “Barça është shumë vite larg”.Sipas spanjollit për të qenë në ato nivele City-it i duhet të jetë vazhdimisht në fazat finale të Champions-League-ës. Për sa i përket përballjes, Fernandinho dhe Raheem Sterling janë rikthyer të stërviten, por mund të lihen pushim pas problemeve muskulore që ato kanë patur.

pep2

Në anën tjetër, Baseli do jetë pa Taulant Xhakën, i pezulluar prej kartonëve. Vailati vuan nga një lëndim në shpatull, ndërsa forma e zviceranëve është nga më të vështirat.Që pas pushimit dimëror, Baseli ka humbur 4 nga 5 përballjet e fundit.Në të katërta humbjet kampionët e zvicrës nuk kanë mundur të shënojnë qoftë dhe një gol. Pikërisht ky është objektivi për këtë mbrëmje për skuadrën e Raphael Wicky-it që duket se që tani ka nisur planifikimet për sezonin e ardhshëm, kjo pasi edhe kampionati duket i humbur.

xhaka