Champions League, Manchester City-Basel, deklaratat e trajnerëve dhe lojtarëve

Sport

mannnnn
Pep Guardiola, trajner i Manchester City-it:Duhet që të jesh në nivele të larta prej shumë kohësh që ta thuash se i je bashkuar skuadrave të tipit Barça. Sigurisht fituam një trofe, por kjo s´na bën të krahasueshëm me të tjera skuadra që dominojnë prej dhjetëvjeçarësh edhe pse me trajnerë dhe lojtarë të ndryshëm.Ndeshjen sot e nisim sërish nga zero. Duhet të mbetemi të përqendruar dhe të mos bëjmë gabime, ky është objektivi ynë. Sigurisht jemi të lumtur nga rezultati që morëm në ndeshjen e parë, por në futboll gjithcka mund të ndodhë.

pep2
Gündoğan, mesfushor i Manchester City-it: “Kemi marë rezultate të mira, prandaj na shohinme të njëjtin nivel me Barcelonën, Realin apo Bayernin, por nuk jemi ende aty. Sigurisht jemi në rrugë të mirë, por nëse do të na duhet të luajmë kundër njërës prej tyre duhet që të jemi gati”.
Raphaël Wicky, trajneri i Baselit: E kam thënë këtë edhe disa javë më pare: Për momentin janë një nga dy skuadrat më të mira në botë. Ata jo vetëm që e kanë mbajtur formën që kanë patur, por edhe e kanë përmirësuar më tej atë. Sa për ndeshjen, skuadrës i kam thënë se është fantastike që edhe pse në mars, Baseli vazhdon të luajë në Evropë, diçka kjo për të cilën kemi punuar fort. Sigurisht jemi në pozita të vështira, por duhet ta shijojmë këtë ndeshje, ta harrojmë përballjen e parë dhe të japim gjithçka tonën”.

gun
Ricky van Wolfswinkel, sulmues i Baselit: Për skuadrën që kanë dhe lojën që bëjnë, City-i mund ta fitojë Champions League-ën këtë sezon. Për mua për atë që kanë treguar deri më tani, ata janë të aftë t’i fitojnë të gjitha trofetë që kanë në lojë.

ricky