Champions, Mbappe shkruan historinë, më i riu që shënon 10 gola

Sport

10fgolanjf

Kylian Mbappe mbetet talenti më i çmuar i futbollit evropian. Francezi 18-vjecar shkroi të martën një tjetër kapitull fantastik të karrierës duke u shndërruar në lojtarin më të ri në moshë që ka shënuar 10 gola në Champions League. Sulmuesi i PSG në përballjen me Bayernin shënoi në moshën 18 vjeç e 11 muaj duke tejkaluar rekrodin e një tjetër francezi, atë të Karim Benzemasë, i cili ishte 20 vjecar kur ishte në të tilla nivele. Për të qenë këtu Mbappes-ë iu deshtën vetëm 15 takime në Champions League, ku fillimisht luajti me Monacon-ë, sezonin e kaluar. Talenti i jashtëzakonshëm i sulmuesit parisien ka bërë që të flitet shumë për të. Kujtojmë se gjatë verës, Reali i Madridit ishte gati të bënte çmendurira për të, por në fund u tërhoq, duke lënë që ai të kalonte te PSG. Mbappe bëhet pjesë e një liste të jashtëzakonshëm lojtarësh që kanë realizuar 10 gola mjaft të ri, ku janë Messi, Raul, apo Rooney, që të tre këta 21 dhe 22-vjecar. Ndërkohë mbrëmjen e së martës vlen të theksohet se goli i Mbappes shkroi edhe një tjetër histori. PSG e mbylli fazën në grupe me plot 25 gola të realizuara, shifra jashtëzakonisht të larta këto që nuk ishin parë kurrë më parë. Në 21 qe ndalur Dortmundi sezonin e kaluar, ndërsa tanimë në librin e historisë së Champions League-ës do jetë PSG, sigurisht me Mbappen si realizues i golit të 25-të.