Coquelin fjalët më të mira për Granit Xhakën

Sport

21 1483731071 4617563 550x302

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili u transferua në “Emirates Stadium” nga Borussia Monchengladbach për 30 milionë funta, është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm në formacionin e Arsene Wenger, që nga lëndimi i Santi Cazorlas. Kështu mendon edhe bashkëlojtari i shqiptarit, Francis Coquelin – i cili lavdëroi Xhakën, shkruan “Express.co.uk”

“Ai ka kualitete dhe pasime të mrekullueshme – është lojtar i kompletuar”, tha fillimisht Coquelin.

“Nuk e di se sa paraqitje ka për Zvicrën, teksa është vetëm 24 vjeçar. Xhaka ende po adaptohet me futbollin anglez, por mendoj se po luan mirë”, shtoi ai.

“Çdo skuadër do të vuante në mungesë të Cazorlas. Ai ka qenë i mrekullueshëm që kur është transferuar këtu. Por, lojtarët të cilët kanë luajtur në atë pozicion, Ramsey e Xhaka – mendoj se kanë kryer punën siç është më së miri”, përfundoi Coquelin.