Daichi Kamada, mesfushor i E.Frankfurt:

Sport

“Të gjithë duan të luajnë mes 16 më të mirëve të Europës. Është një moment i veçantë për ne, pasi jemi në fazën me eleminim direkt të ‘Champions League’-ës. Duam të vazhdojmë të luajmë në nivelet më të larta e të kthehemi sërish të luajmë këtu. Skuadra ka bërë një punë fantastike, duke i merituar mbrëmje të tilla, por gjatë kësaj rruge që kemi përshkruar, kemi mësuar edhe më shumë nga vetja, duke u bërë një ekip edhe më i fortë. Sot luajmë kundër Napolit, që për mua, janë skuadra më e fortë e ‘Serie A’. Ata po zhvillojnë një stil loje mjaft të bukur, ku gjen intensitet të lartë dhe entuziasëm për të bërë mirë. Është e qartë se na pret një ndeshje shumë e vështirë. Gjithësesi, jemi optimistë se mund të arrijmë objektivin tonë. Mendoj se i kemi aftësitë për të mposhtur Napolin, prandaj në fushën e lojës, do të zbresim për të marrë maksimumin.”