De Biasi merr oferta të reja nga Turqia dhe Italia

Sport

de biasi48

Gianni De Biasi vijon të mbetet në qendër të merkatos, edhe pse është në krye të Shqipërisë. “Calciomercato.it” shkruan se pas ofertës së Palermos e cila u refuzua, ai ka marrë edhe propozime nga Spanja dhe Turqia.

Trabzonspori është ekipi që ka në listën e tij teknikun De Biasi dhe ky lajm nuk del për herë të parë, pasi edhe më parë është raportuar për këtë pistë. Përveç skuadrës turke, trajnerin italian e kërkon edhe Cagliari.