De Jong flet si katalanas, entuziast që do të luajë me…

Sport

Frenkie de Jong është tashmë një lojtar i Barcelonës dhe një premtim i madh i katalanasve për të ardhmen. Holandezi ka dhënë së fundmi intervistën e tij të parë zyrtare si futbollist i skuadrës ‘blaugrana’, ku u shfaq tej mase i emocionuar për faktin që do të ishte në fushë së bashku me Leo Messin. De Jong zbuloi se argjentinasi ka qenë gjithmonë idhulli i tij dhe kurrë nuk e kishte menduar se do të kishte mundësinë që një ditë të ishte shok skuadre pikërisht me të.
“Jam i lumtur që më në fund jam këtu. Ende nuk mund ta besoj. Do të kem mundësinë të luaj me Messin dhe për mua kjo është më shumë se sa një ëndërr.”


De Jong u ndal edhe tek çështja e përshtatjes së tij tek katalanasit, ku u shpreh se sa i përket futbollit të luajtur, nuk mendon të ketë vështirësi pasi ngjashmëritë mes Barcelonës dhe Ajaksit janë vërtet të mëdha. Ndërsa për jetën jashtë fushës së blertë, 22-vjeçari u zbuloi se kaloi disa ditë nëpër Katalonjë për të mësuar më shumë rreth vendit dhe tregoi se mund të përshtatet mjaft mirë. Në lidhje me krahasimet me Iniestan apo Busquets, De Jong u shpreh se i sheh të dy këta emra si shembuj, por ai vetë do të përpiqet të japë më të mirën e tij për t’u kujtuar si një nga lojtarët holandezë më të mëdhenj që ka patur Barcelona.