De Rosi prezantohet: Boca? Jap atë që do jepja për Romën!

Sport

Daniele De Rossi është prezantuar zyrtarisht si lojtar i Boca Juniors. Pasi veshi për 18 sezone fanelën e Romës, mesfushori italian është zhytur në këtë aventurë të re në futbollin argjentinas, ku ka firmosur për 1 vit. Teksa menjëherë nuk e ka fshehur entuziasmin e tij në sallën e konferencave të stadiumit “Bonbonera”: “Ngrohtësia që e treguar nga tifozët dhe drejtuesit e klubit më kanë dhënë një stimul më shumë. Edhe shokët e skuadrës më bënë të ndihem direkt si pjesë të Bokas. Kush nuk jeton në brendësi të këtij klubi nuk mund të kuptojë se çfarë do të thotë. Jo vetëm nga këndvështrimi i spektaklit të stdiumit, por edhe në atë emocional. Gjithcka që kam shikuar deri tani konfirmon se futbolli argjentinas është vendi i duhur, për të punuar”, ka thënë fillimisht 36-vjecari. Gjithashtu ai ka zbuluar edhe sesi lindi ideja për të zgjedhur një klub si Boka: “Miku im, Nicolas Burdiso më kishte treguar shumë gjëra lidhur me këtë klub gjatë kohës kur luanim bashkë te Roma.

Dhe pas vendimit për t’u larguar nga verdhekuqtë, nisëm të flasim seriozisht për këtë mundësi. Unë doja të luaja në një ambient stimulues dhe përpara se të vendos, u mendova gjatë përderisa bëhet fjalë për një ndryshim të madh për mua dhe familjen”, tregoi De Rosi. Sa i takon objektivave, mesfushori pranoi se objektivat e tij personalë janë të njëjtë me ato të skuadrës: pikërisht të fitojë kampionatin, Kupën Libertadores dhe gjithcka të mundshme. Te Boca Juniors shpresojnë që Daniele De Rossi të debutojë më datë 14 gusht. Megjithëse vetë italiani ka synim të zbresë në fushë më shpejt. De Rossi gjatë gjithë karrierës ka luajtur vetëm te Roma, ku për ekipin e parë kishte debutuar në vitin 2001. Prandaj e kishte të pamundur të luante për një tjetër skuadër italiane.