De Vrij do largohet me parametër zero, por Lazio i ka ende borxh Feyenoordit 2 milionë euro

Sport

de vrij
Stefan De Vrij pritet të largohet nga Lazio në fund të sezonit dhe këtë lëvizje ai do ta bëjë me parametër zero. Ndërkohë klubi lacial thuhet se ka ende pa paguar një pjesë të shërbimeve të tij, madje sikurse raporton gazeta Il Tempo, ata kanë rënë pre e një skeme mashtrimi. Katër vite më parë Lazio u tha se e transferoi mbrojtësin holandez për 7 milionë euro nga klubi i Feyenoordit. Gazeta romane Il Tempo raporton se në operacionin e transferimit një grup mashtruesish janë hequr sikurse të ishin përfaqësues të klubit holandez dhe kanë përvetësuar një nga këstet e pagesës, saktësisht 2 milionë euro.

de vrij2

 

Ata kanë dërguar të dhëna të rreme bankare përmes llogarive në e-maile të vjedhura dhe gjithcka ka kaluar pa u vënë re nga drejteusit e Lazios. Në fakt sikurse vazhdojnë raportimet, fakti se ata nuk e kishin kryer një nga pagesat e kësteve është vënë re shumë vonë kur Feyenoordi ka dërguar kërkesa për shpjegime. Në Itali kanë nisur hetimet. Thuhet se autoritetet kanë mundur të gjejnë se ku kanë përfunduar paratë, në një llogari bankare në Holandë, sigurisht shuma mund të mos jetë më 2 milionë, por së paku një pjesë mund t’i shkojë Feyenoordit. 26-vjecari De Vrij ndërkohë, pritet të kalojë te Interi sezonin e ardhshëm. Edhe pse asgjë nuk është ende zyrtare, në Itali e raportojnë si një marrëveshje të negociuar që në janar.