Do largohet apo jo? Buffon zbulon të ardhmen e Cavanit!

Sport

buffon

Edinson Cavani nuk do të largohet nga PSG në janar, kështu thotë me bindje Gianluigi Buffon. Sulmuesi i kampionëve të Francës prej kohësh lakohet si emri më i preferuar për projektin e Carlo Ancelottit te napolitanët. I ashtuquajturi “El Matador” cilësohet lojtari ideal për të kompletuar sulmin me Mertens dhe Insignen. Mjaft spekulime flasin se Napoli do të përpiqet ta bindë PSG që në janar për një transferim të beftë, pasi synon që të jetë edhe më kompetitive për pjesën tjetër të sezonit. Por sipas Buffon kjo gjë nuk do të ndodhë. Veterani i portës ka treguar për emisionin Tiki-Taka se i flet shpesh për Italinë Cavanit dhe se ai është mjaft i lidhur me qytetin e Napolit. Prej kësaj lidhje në fakt bazohen të gjitha spekulimet e lëvizjes së mundshme, por për Buffon 31-vjecari ka gjithcka që i duhet në Paris.

456A30FE00000578 4987982 image m 68 1508230785870

“PSG i jep atij më shumë shanse se kushdo skuadër tjetër për të avancuar në Champions League, për të qenë në nivele të larta dhe për të fituar trofe” – ka thënë Buffon, i cili ka pranuar se Napoli i ka shanset për ta bindur atë të lëvizë, por që ai nuk beson se vetë lojtari do ta preferont një lëvizje që në janar. Edinson Cavani luan për gjigandët e Francës që prej vitit 2013-të. Ai u transferua në Paris për shifrat e 65 milionë eurove dhe ka një kontratë deri në vitin 2020.