Dridhet Bayerni, merr lajme të këqija para ndeshjes me Barcelonën

Sport

robben 4143

Bayern Munchen është tronditur para përballjes me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.
Përveç eliminimit nga Kupa e Gjermanisë, Bayern Munich ka marrë edhe lajme tjera të këqija para ndeshjes me Bayern Leverkusenin në Bundesligë dhe Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Pep Guardiola rrezikon t’i humbë tre yje, Arjen Robbenin, Thiago Alcantaran dhe Robert Lewandowskin, për ndeshjen ndaj Barcelonës, e cila luhet në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Të tre lojtarët e lartë përmendur kanë pësuar lëndime në humbjen e Bayern Munichut nga Borussia Dortmund, në kuadër të Kupës së Gjermanisë.

“Arjen është lënduar, Thiago ka pësuar një goditje, derisa Lewa ka shkuar në spital pas ndeshjes pas ka pasur një tronditje. Unë nuk e di nëse Lewandowski do të luajë kundër Barcelonës”, ka konfirmuar Guardiola.