Dries Mertens ndryshon mendje, nuk përjashtohet rinovimi me Napolin

Sport

Dries Mertens ndryshon mendje. Belgu është I gatshëm të rinovojë kontratën me Napolin. Në fund të muajit, lojtarit I përfundon marrëveshja aktuale me klubin italian, por sulmuesi ka bërë prapakthehu dhe tashmë dëshira e tij është që ta vazhdojë karrierën në stadiumin Diego Armando Maradona.

Mertens e donte edhe më herët diçka të tillë, por me të tjera kushte. Sikurse raportojnë mediat përtej Adriatikut, rreth një muaj më parë, avokatët e lojtarit I dërguan një email klubi, teksa I parashtruan kushtet e rinovimit të kontratës.

Për të hedhur të zezën mbi të bardhë, Mertens kërkonte 4 mln euro në total, prej të cilave 2 mln ishin pagë neto dhe dy të tjera bonuse. Mirëpo, një gjë e tillë nuk është marrë aspak parasysh nga Napoli, që këtu kushte I ka konsideruar të ekzagjeruara.

Këto rrethana, krijuan një situatë ku largimi I Mertens nga napoletanët dukej mëse I garantuar. Mirëpo gjatë kësaj kohe, interesi ndaj tij ka qenë I ulët nga klubet e tjera. Për më tepër, që 35 vjeçari nuk mund ta mendojë dot as një rikthim në Belgjikë dhe të luajë në vendin e tij të lindjes.

Në raport me atë çka I ofrohet larg Napolit, rinovimi do ishte zgjidhja më perfekte. Madje, të kaltërit janë pjesëmarrës edhe në Champions League, diçka që konsiderohet luks për çdo futbollist. Kësisoj, Mertens ka ndryshuar parametrat e kushteve për të rinovuar kontratën. Lojtari tashmë do ishte mëse I kënaqur edhe me një pagë prej 2 mln eurosh, nga 4 që kërkonte në fillim. Pasi sulmuesi e ka thënë fjalën e tij, tanimë situata ka kaluar tërësisht në dorën e Napolit, me klubin italian që ka të drejtën të vendosë për të pranuar nëse do vazhdojë ose jo aventurën me Dries Mertens.