E adhmja e Coutinhos duket në Premier League, klub surprizë për brazilianin

Sport

Në verën e shkuar Philippe Coutinho iu bashkua Bayern Munich me një huazim nga ana e Barcelonës, ndërsa në fundin e këtij edicioni, bavarezët kanë edhe mundësinë e blerjes së kartonit të tij. Për ta shitur përfundimisht lojtarin, Barcelona kërkon 120 milionë euro, ndërsa duket shumë e vështirë që Bayern të shpenzojë një shifër të tillë. Në këto kushte, interes për brazilianin kanë shfaqur disa klube nga Premier League, sikurse është Chelsea, apo Manchester United. Mirëpo, së fundmi, në skenë ka dalë edhe një klub surprizë, sikurse është Leicester City, që kërkon shërbimet e Coutinhos. Sipas mediave katalanase “dhelprat” duan si fillim ta marrin futbollistin si fillim në formën e huazimit për një sezon, ndërsa më pas të diskutojnë edhe blerjen e kartonit të tij. Kujtojmë që 2 sezone më parë, në merkaton e janarit, Coutinho u transferua tek Barcelona për të zëvendësuar vendin e Neymar, por duket se drejtuesit e klubit nuk kanë mbetur të kënaqur me performancën e tij, e tashmë kërkojnë përfundimisht shitjen e 27 vjeçarit.