E bujshme! Ronaldo kthehet në Madrid e takon Perez

Sport

E përditshmja spanjolle “Marca”, nëpërmjet drejtorit Juan Ignacio Gallardo, ka vlerësuar pasditen e së hënës yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo me trofeun “Marca Legjenda”. Portugezi e mori çmimin prestigjioz për karrierën e tij të suksesshme si futbollist profesionist, në një ceremoni të zhvilluar në teatrin Reina Victoria të Madridit. “Faleminderit për të gjithë ata që më ndihmuan ta arrij. Eshtë një trofe super i rëndësishëm që do të vendos me kënaqësi të madhe në dhomën time të trofeve”, u shpreh fillimisht mbi çmimin.


Gjithashtu, pesë herë tuesi i “Topit të Artë” ka pasur mundësinë të takohet pas disa kohësh me presidentin e Realit, Florentino Perez. U krijua vërtet një moment emocionues, sidomos kur disa tifozë të pranishëm në sallën e teatrit, kur panë Florentino Perez të takojë yllin portugez, i bënë thirrje që ta merrte sërish në Madrid! Vetë CR7 ndërkaq, ka folur për gjithçka, duke mos e përjashtuar as rikthimin e mundshëm në kryeqytetin spanjoll. “Ky qytet i ka dhënë shumë edhe në nivel personal, pasi aty ka luajtur nëntë vite dhe ka raport të shkëlqyer dhe veçantë! “Fëmijët e mi lindën këtu dhe takova të dashurën time, kështu që më mungon Madridi. Shpresoj të kthehem shpejt”, preu shkurt portugezi.


Duke folur për Realin, CR7 tha se “nuk ishte e lehtë të largohej pas shumë vitesh dhe të shkonte në një kampionat ndryshe, me shokë të rinj, aq më tepër në moshën 33 vjeçare. “Gjithsesi mendoj se kam përjetuar sezonin më të mirë: me Juventusin fitova titullin dhe Superkupën e Italisë, kurse me Portugalinë triumfuam në Nations League, pra mora tre trofe në një vit”, u shpreh Cristiano. Por një moment special ishte me disa fëmijë, ku secili prej tyre kishte veshur një fanellë ku ka luajtur Ronaldo dhe i bën pyetje goxha provokuese. Pyetjes së një djaloshi mbi Champions League, ai iu përgjigj: “Do të provojmë, si gjithmonë… E dimë se është tepër e vështirë sepse ka edhe shumë skuadra që duan suksesin. Real e Barcelona janë fuqizuar këtë verë. Po ashtu edhe Atletico Madrid e Manchester City. Por vetëm një klub mund ta fitojë dhe shpresoj që këtë radhë të jetë Juventusi”, përfundoi portugezi.