Era Istrefi po përgatitet për surprizën që do na dhurojë në finalen e Botërorit!

Sport

eraaaaaaaaaaaaa
Këngëtarja Era Istrefi na ka bërë të gjithëve krenarë me pjesëmarrjen e saj në himnin e kampionatit botëror, Rusi 2018.Era do të performojë në natën finale ku të gjithë do të jemi sy e vesh për ta parë vajzën tonë të ngjitet në skenë dhe të na përfaqësojë denjësisht. Mbrëmjen e djeshme Era ka ndjekur ndeshjen në ambientet e Presidencës me kreun e shtetit, Ilir Metën e shoqëruar nga motra e saj, Nora.

era ndeshje
Ajo ka treguar se do të performojë në datën 15 korrik këngën “Live it up”, si dhe zbuloi surprizën që ka përgatitur për shqiptarët. Ajo ka thënë se do mundohet të flasë shqip për t’i treguar të gjithë botës se është shqiptare. Pas Xhakës dhe Shaqirit një tjetër shqiptare e përfaqëson denjësisht Shqipërinë dhe shqiptarët në arenën ndërkombëtare.