Ergys Kace kthehet në hero në Greqi!

Sport

kaceeee
Një mbrëmje e paharrueshme ka qenë ajo e së dielës për Ergys Kacen në Greqi. Mesfushori i Kombëtares, që luan në radhët e Panathibnaikosit, realizoi një “perlë”, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në minutën e 61-të të sfidës së rëndësishëm përballë Olimpiakosit në “Karaiskaqis”. Në fillim një sombrero dhe më pas goditje në kuadratin e portës. Ndonëse fatkeqësisht, realizimi i tij nuk vlejti për më shumë sesa një pikë, pasi vendësit barazuan në fund.

MarkoArnautovicErgysKaceAustriavAlbania1k9ZwkR5dvAl
Gjithsesi, Kace i ka bërë të gjithë të ndihen krenar jo veëm me paraqitjen e tij dhe golin e shënuar. Futbollisti shqiptar e tregoi veten hero për vetë faktin se në momentin që portieri i skuadrës së tij u përplas me një lojtar kundërshtar i bëri menjëherë shenjë stafit mjekësor që të jepte ndihmën e nevojshme. Një gjest, që si përfundim ka rezultuar vërtet jetësor, pasi portierit ishte duke i ikur gjuha.
Ndoshta ka qenë thirrja e Christian Panuçit që ka bërë efekt, por gjithsesi Kaçe mund të thuhet se i është përgjigjur më së miri ftesës kuqezi për dy ndeshjet e radhës, ndaj Skocisë dhe Uellsit. Në pritje që nga kjo formë e mirë e tij të përfitojë edhe Kombëtarja.