F1, Ferrari konfirmon afrimin e Fred Vasseur si drejtuesin e ri të skuadrës

Sport

Fred Vasseur do të jetë numri 1 i Ferrarit në ‘Formula 1’, duke nisur nga 9 janari i vitit të ardhshëm. 54-vjeçari është zyrtarizuar nga ana e markës italiane si njeriu që do të marrë në dorë kontrollin e skuadrës në elitën e garave me makina, duke marrë vendin e të larguarit, Mattia Binotto. Vasseur është një emër mjaft i njohur në botën e ‘Formula 1’, pasi përgjatë viteve ka drejtuar skuadra si ‘Renault’, ‘Sauber’ dhe së fundmi Alfa Romeo. Francezi njihet si një nga inxhnierët më të zotë të garave me makina, e jo vetëm, që nga viti 2010, kur filloi të punonte në kategoritë më të rëndësishme. Në një rol të ngjashëm me atë që do të ketë tek Ferrari, Vasseur e ka patur tek Sauber në 2017-ën dhe tek Alfa Romeo, përgjatë 3 viteve të fundit. Po ashtu, Vasseur ka qenë një nga themeluesit e akademisë ‘ART Grand Prix’, që ka ndihmuar në karrierë emra si Leëis Hamilton, Charles Leclerc, George Russell apo edhe Nico Rosberg. Me mbërritjen e tij, mendohet se tek Ferrari mund të ketë disa lëvizje pozicionesh sa i përket inxhinierëve të garës, ndërkohë që 54-vjeçari francez synon menjëherë të dërgojë Ferrarin tek fitoret. Marka italiane synon që në vitin e ardhshëm të jetë pjesë e luftës për titull me skuadrën ‘Red Bull’ dhe Vasseur duket se i ka të qarta objektivat e vendosura. Mbërritja e tij si numri 1 i Ferrarit është një lajm i mirë edhe për Charles Leclerc, i cili në 2018-ën bëri debutimin e tij në ‘Formula 1’, pikërisht prej këmbënguljes së Fred Vasseur.