Hamilton i jep të drejtë Vettel

Sport

Ndëshkimi me 5 sekonda ndaj Sebastian Vettel në garën e Kanadasë pritet të jetë një ndër gjërat më të diskutuara në këtë sezon të ‘Formula 1”. Dënimi i akorduar nga komisarët e garës, pasi panë pamjet televizive, bëri që Vettel dhe Ferrari të humbisnin garën, diçka që zemëroi tej mase pilotin gjerman. I pyetur rreth këtij episodi, pikërisht ai që përfitoi nga ky dënim, Lewis Hamilton, u shpreh se nëse do të kishte dalë jashtë piste, do të kishte vepruar njësoj si Vettel. Britaniku thotë se duhet të merret parasysh fakti që gjithçka ndodh brenda një sekondi dhe kushdo të ishte, përfshirë edhe veten e tij, do të përpiqej të mbronte pozicionin. Megjithatë, Hamilton thotë se nëse ai nuk do të kishte frenuar, gjërat mund të kishin shkuar keq dhe për këtë arsye hyjnë në lojë rregullat dhe ndëshkimet.


Ndërsa ish-piloti dhe kampioni i ‘Formula 1’, Nico Rosberg, u shfaq krejtësisht i bindur kur tha se dënimi ndaj Vettel me 5 sekonda ishte mëse i merituar. Rosberg tha se rregullat janë mëse të qarta dhe Vettel kishte mundësinë të kthehej në mënyrë më të sigurtë në pistë dhe fakti që ferraristi thoshte se e kishte makinën jashtë kontrolli, thjesht duke si një justifikim për të lëvizjen që bëri në përpjekje për të mbrojtur vendin e tij. Rosberg gjithashtu kritikoi bashkëkombasin e tij duke thënë se Vettel nuk duhej të niste bisedat në radio me skuadrën për t’u ankuar, por të fokusohej tek gara dhe të përpiqej të fitonte sa më shumë kohë ndaj Hamilton, duke qenë se kishte mjaftueshëm xhiro në dispozicion për diçka të tillë.