Fekir mund të largohet nga Lyoni, agjenti i tij nuk e garanton dot të kundërtën

Sport

fekir2
Nabil Fekir është ylli që po shkëlqen më së shumti në Ligue 1 dhe të gjitha klubet e mëdha po mbajnë radhë për të marrë shërbimet e tij. Në fakt për shkak të shumë spekulimeve gjendja e kapitenit të Lyonit ka shqetësuar disi ambientin e klubit dhe të tifozëve. Për këtë agjenti i 24-vjeçarit, Jean-Pierre Bernes ka nxituar të deklarojë me këmbëngulje se Fekir është i lumtur në Lyon dhe se një transferim i mundshëm i tij do të vijë vetëm nëse të dyja palët dalin të kënaqura nga kjo gjë.

fekir 4

Pikërisht kjo pjesë e deklaratës së tij ka tingëlluar në Angli si një rrugë e hapur për klube si Arsenali apo dhe Manchester United që mund të lëvizin që në verë. Kapiteni i Lyonit vlerësohet rreth 70 milionë euro dhe ka një kontratë deri në vitin 2020-të. I formuar në akademinë e Saint-Priest dhe Olimpique Lyon ai vlerësohet si një nga talentet më të mëdha të Francës. Këtë vit ai ka shënuar plot 21 gola dhe 6 asiste duke nxitur një lidhje të fortë me tifozët falë agresivitetit në derbi me Saint-Etienne apo në atë fitore me PSG. Në Angli Arsenali është klubi që ka patur më shumë kontakte për të. The Sun raporton se Wenger ka dërguar vazhdimisht vëzhgues, por fakti se Alexandre Lacazette u transferua pikërisht nga ky vend e bën disi operacionin të vështirë. Në tavolinë oferta e parë është 45 milionë paundë.