FIFA, ‘The Best’, ja si votuan yjet kryesorë të futbollit

Sport

Lionel Messi arriti të shpallet për të gjashtën herë në karrierë si lojtari më i mirë i përzgjedhur nga FIFA. Askush nuk ka fituar sa argjentinasi deri më sot. Por pasi jemi njohur me fituesit e çmimeve të ndryshme të shpërndarë nga FIFA, vëmendja kthehet tek fakti se si i shpërndanë votat e tyre yjet kryesorë të futbollit botëror. Në procesin e votimit merrnin pjesë trajnerët dhe kapitenët e skuadrave kombëtare që janë pjesë të FIFA-s. Fituesi i këtij viti, Lionel Messi, kishte si zgjedhjen e tij të parë Sadio Mane të Liverpool, ndërsa i dyti për të ishte rivali kryesor i tij, Cristiano Ronaldo. Ndërsa 3-shen më të mirë të Messit e kompletonte Frenkie de Jong. Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, votoi për Lionel Messin, ndërsa podiumin për të e plotësonin Van Dijk dhe Ronaldo. Ndërsa trajneri i ‘3 luanëve’, Gareth Southgate, përzgjodhi Messin përpara Kane.

Soccer Football – The Best FIFA Football Awards – Teatro alla Scala, Milan, Italy – September 23, 2019 FC Barcelona’s Lionel Messi speaks after winning the Best FIFA Men’s player award as FIFA President Gianni Infantino, presenter’s Ilaria D’Amico and Ruud Gullit look on REUTERS/Flavio Lo Scalzo

Ryan Giggs votoi për ish-shokun e tij të skuadrës, Cristiano Ronaldon, njësoj siç bënë edhe Luka Modric apo mesfushori i Arsenal, Granit Xhaka. Manuel Neuer ishte nga ata që kishte Van Dijk si zgjedhjen e tij të parë, njëjtë si trajneri Steve Clarke. Cristiano Ronaldo nuk i ktheu nderin Leo Messit, i cili ishte jashtë 3-shes më të mirë të luzitanit. Ylli i Juventus kishte Matthijs de Ligt si zgjedhjen e tij të parë, ndërsa podiumi plotësohej nga Frenkie de Jong dhe Kylian Mbappe. Pretendenti tjetër për çmimin e lojtarit të vitit, Van Dijk, i kishte dhënë votën kryesore Messit, ndërsa podiumi plotësohej nga shokët e tij të skuadrës tek Liverpool, Mohamed Salah dhe Sadio Mane. Zgjedhje të ngjashme kishte bërë kapiteni i kombëtares së Shqipërisë. Mërgim Mavraj kishte përzgjedhur Cristiano Ronaldon si më të mirin, i pasuar nga Sadio Mane dhe Momo Salah. Ndërsa trajneri Edi Reja kishte në treshen e votuar prej tij Salah, Lionel Messin dhe Frenkie de Jong.