Flasin trajneri dhe mesfushori i Porto-s!

Sport

sergio conesi
Sergio Conceição (Trajneri i Portos) (Liverpool-Porto)
Luajmë kundër një ekipi me nivelin më të lartë të lojës në këtë kompeticion, prandaj jemi të ndërgjegjshëm për vështirësitë që do të hasim në këto përballje me ta. Është një ndeshje delikate. Duhet të tregohemi të zgjuar dhe sa me kreativë në zgjidhjen e situatave që do të krijohen në fushën e lojës. Nuk mendojmë për hakmarrje për sezonin e kaluar. Çdo ndeshje ka një histori ndryshe. Nuk mendojmë për ato çfarë kanë ndodhur më parë. Jemi të përqëndruar për të bërë lojën tonë ashtu siç e kemi përgatitur gjatë kësaj kohe. Shpresoj që lojtarët e mi dhe të gjithë ta shijojnë në maksimum këtë përballje. E dimë forcën e tyre dhe rëndësinë e të luajturit në këtë stadium. Por kjo nuk na tremb, përkundrazi, na motivon për të provuar që t’i thyejmë dhe të arrijmë diçka që shumë të tjerë nuk ia kanë dalë mbanë më parë. Kemi disa mungesa të rëndësishme por nuk duhet të na shërbejnë si justifikime. Kërkojmë të shpalosim ambiciet tona dhe këto dy ndeshje do të jenë shumë të rëndësishme për të treguar se sa jemi përmirësuar. Gjërat duhen marrë shtruar dhe duhet të largojmë presionin sapo të zbresim në fushë.

Danilo Sousa Campos2015

Danilo (Mesfushor i Portos)
Liverpool-i vjen si skuadra favorite në këtë ndeshje për faktin se luajnë në shtëpi dhe e treguan sezonin e kaluar se çfarë janë të aftë të bëjnë. Nuk mendojmë për rezultatin e vitit që shkoi. Do të zbresim në fushë me dëshirën e madhe për të treguar se jemi rritur dhe se kemi ambicie për të shkuar sa më larg. Ata janë vërtet të zotë në kundërsulme, por ne tashmë e dimë këtë gjë dhe do të përpiqemi t’i neutralizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Janë një skuadër që luan hapur dhe krijon hapësira, kështu që ne do të kemi mundësitë tona, të cilat duhet t’i shfrytëzojmë si duhet. Stadiumi i tyre është ndër më të vështirët, por mendoj se ne jemi të mësuar me të tilla presione.