Foden flet me siguri për një fitore në derbi!

Sport

foden
Të eleminuar nga Champions League-a, lojtarët e Manchester City kanë tashmë si objektiv primar mbrojtjen e titullit kampion në Angli. Të besuarit e Pep Guardiolës duhet të fitojnë katër ndeshjet e mbetura në kalendar, në mënyrë që të sigurojnë titullin përballë një Liverpool-i që nuk gabon më. Mbajtja e fronit në Premier League për Manchester City kalon nga sfidë e fortë në derbi, në një ‘Old Trafford’ që nuk do të jetë shumë miqësor me ta. Megjithatë tek radhët e ‘citizens’ ka siguri dhe besim se derbi do të fitohet sërish. Këtë e shfaq hapur njeriu që vendosi sfidën me Tottenham gjatë fundjavës që lamë pas, Phil Foden.

4772790 0 image m 30 1538680714862

Një nga talentet e preferuar të Pep Guardiolës shënoi golin e vetëm të fitores minimale me Tottenham në minutën 5, ku shfrytëzoi si duhet asistimin e argjentinasit Sergio Aguero. Foden u shpreh se në derbin ndaj ‘djajve të kuq’, skuadra do të provojë të bëjë ndeshjen më të mirë të sezonit, duke qenë se nuk mund të varin shpresat tek ndonjë hap fals i Liverpool-it. 18-vjeçari shtoi gjithashtu se ‘citizens’ kanë mësuar nga gabimet e sezonit të kaluar, ku veçoi pikërisht humbjen në derbin me United 3-2, teksa kampionët në fuqi udhëhiqnin fillimisht 2-0. Ekipi sipas Foden tashmë është më i pjekur dhe e di mirë se gabime të tilla në këtë fazë të sezonit do të ishin të patolerueshme, ndërsa fjalë të mira pati edhe për Pep Guardiolan, që sipas Foden mbetet njeriu që e mbështet më së shumti në rrugëtimin e tij tek Manchester City.