Francesco Acerbi, mbrojtësi I Interit:

Sport

“Kjo është një ndeshje e madhe. E dimë se çfarë rreziku mund të shkaktojë Porto, pasi ata kanë mjaft eksperiencë në të tilla nivele. Gjithashtu, Porto zotëron shumë kualitet dhe karakterizohet nga një përgatitje fizike e nivelit të lartë.

Duhet të bëjmë kujdes në prapavijë, sepse zbritjet e tyre me kundërsulm mund të jenë të rrezikshme, paso grupi I lojtarëve që kanë në dispozicion luajnë bashkë prej një kohe të gjatë dhe kjo I ndihmon të kuptohen me sy mbyllur me njëri-tjetrin në fushën e lojës.

Kjo është nga ato ndeshje, në të cilat, përgatitja psikologjike luan një rol domethënës. Luajmë në raundin e 1/8-tave në UEFA Champions League, përpara 80 mijë tifozëve në San Siro. Synimi ynë është të marrim një rezultat të mirë në shtëpi dhe për ta bërë këtë e kemi të nevojshme që të ruajmë ekuilibrat në të gjitha repartet.

Personalisht ndihem mirë dhe ashtu si gjithmonë, edhe sonte do jap më të mirën nga vetja. Kjo është një ndeshje e madhe dhe ndihem I motivuar, I përqendruar dhe uroj të jem sa më I dobishëm për skuadrën, e të mos bëj gabime.”