Gjermanët në ankth, suedezët lëshojnë ‘thumba’

Sport

gjermani
Krejt papritmas, në Gjermani po e përjetojnë këtë Btoëror me frikë dhe ankth. Kjo, pasi nëse humbasin të shtunën kundër Suedisë, do të eleminoheshin automatikisht nga turneu, ku vijnë si kampionë bote. Humbja ndaj Meksikës dhe suksesi që mori Suedia ndaj Koresë së Jugut e ka detyruar skuadrën e Lëv të mos i lejojë vetes gabime të tjera. Prandaj, kundër suedezëve shihet si një finale e vërtetë. Përndryshe, për herë të tretë në katër edicionet e fundit, do të vinte një eleminim i bujshëm që në fazën e grupeve, për mbajtësit e trofeut. E pas moskualifikimeve të Italisë, Holandës, apo Kilit, sikur të dilte parakohe edhe Gjermania, atëherë Botërori do të humbte një pjesë të bukurisë.
Situata për gjermanët nuk është aspak e lehtë. Po, sepse edhe një barazim ndaj Suedisë, mund të jetë fatal. Nëse Meksika do të marrë qoftë edhe një pikë ndaj Koresë së Jugut, atëherë atyre dhe suedezëve do t’u mjaftonte një barazim në përballjen direkte të ndeshjes së fundit të grupit, për t’u kualifikuar.

bot

Prandaj, sfida që pret Gjermaninë ndaj Suedisë do të jetë mjaft vendimtare. E madje nga Kombëtarja nordike kanë nisur edhe të provokojnë e të lëshojnë thumbime. Emil Forsberg, që luan në Bundesligë me Lajpcigun, nuk është kursyer duke thënë: “Me Korenë mund të bënim më shumë gola. Por i kemi lënë për Gjermaninë… Thjesht duhet të tregohemi kompaktë në mbrojtje, pasi kështu do të nervozonim gjermanët”. Kaq mjafton që Neuer me shokë të mos jenë fort të qetë. Jo më kot stërvitjet e fundit i kanë kryer me dyer të mbyllura. Megjithëse synimi është i qartë për të treguar si përherë forcën e vërtetë, në momentin më vendimtar.