Gjesti në ceremoninë hapëse të botërorit, mund ta çojë Robbie Williams në burg!

Sport

robbie williams
Ceremonia hapëse ka qenë e magjishme me shumë efekte të veçanta të cilat kanë lënë pa fjalë të pranishmit por edhe ata që po e ndiqnin nga TV. Ka qenë Robie Williams ai që ka kënduar në këtë ceremoni por gjesti që ai ka bërë në një ndër kamerat që po e xhironte i ka habitur të gjithë. Ai teksa kërcente ka nxjerrë gishtin e mesit e më pas është larguar. Videoja ka bërë xhiron e rrjetit dhe komentues të shumtë e kanë konsideruar si të pahijshëm veprimin e këngëtarit.

robbie
Siç shkruhet edhe në mediat e huaja tashmë Robbie Williams mund të rrezikojë edhe burgun në qoftë se veprimi konsiderohet i qëllimshëm. Ai mund të dënohet për sjellje të pahijshme ne publik dhe mund të marrë edhe gjobë . Thuhet se ai e tregoi gishtin e mesit kamerës, për t’ju përgjigjur kritikave që ka marrë për faktin se ka pranuar të jetë pjesë e kësaj ceremonie, me ftesë të Vladimir Putinit.