Golashënuesit, Cavani lë prapa Messin, Aubameyangun e Lewandowskin

Sport

26262

Vazhdon më tej gara individuale në distancë për cmimin e “Këpucës së Artë”. Në Spanjë, edhe ky sezon ka qenë i jashtëzakonshëm për Lionel Messin. Argjentinasi packa problemeve me kombëtaren, ka arritur të shënojë 25 gola në 25 ndeshje të La Ligas duke kryesuar listën e golashënuesve në Spanjë. Ky është sezoni i tetë radhazi në të cilin Messi arrin këtë shifër golash në kampionat dhe për këtë vazhdon të kuotohet si favoriti për vlerësimin me “këpucën e artë” në fund të sezonit. Në Gjermani dueli dyshe mes Aubameyang dhe Lewandowski e ka kthyer në një kampionat më vete atë për vlerësimin si golashënuesi i Bundesligës. Sulmuesi i Dortmundit dhe ai i Bayernit kanë mundur të shënojnë nga 24 gola secili, me gabonezin që gëzon një formë më të mirë, pasi ka po aq gola sa dhe ndeshje të luajtura. Gjithashtu duel dyshe ka dhe në Itali. Andrea Belotti dhe Edin Dzeko kryesojnë me nga 23 gola listën e golashënuesve. Të dy lojtarët po gëzojnë një formë fantastike, madje boshnjaku me një total prej 33 golash sezonal u bë realizuesi më frytdhënës brenda një sezoni në historinë e Romës. Në Angli Romelu Lukaku dhe Harry Kane kanë tejkaluar Diego Costan dhe Ibrahimovic me nga 21 dhe 19 gola. Por emri që aktualisht i ka lënë të gjithë prapa është Edinson Cavani. 40 gola në 40 ndeshje, 27 prej të cilëve në kampionat. El Matador i ka lëshuar një sfidë të hapur gjithëkujtë në Evropë me synimin për ta fituar për herë të parë cmimin individual të këpucës së artë