GRAHAM POTTER, TRAJNER I CHELSEA:

Sport

“Sonte do luajmë përballë një skuadre ndryshe nga të tjerat. Do luajmë ndaj një ekipi fenomenal. Do përpiqemi të marrim maksimumin e pikëve. Është shumë e rëndësishme që të fitojmë, sepse veç të tjerash, po luajmë në shtëpinë tonë. Do të jetë një atmosferë shumë elektrizuese në stadium dhe për këtë jemi të gjithë të emocionuar.

Leao? I kam parë të gjitha ndeshjet e tij dhe kam mbetur i mahnitur. Ai lojtar është duke bërë diferencën në skuadrën e Milanit. Po kontribuon shumë në në repartin sulmues. Thuajse sa herë që ata shënojnë, ai është i përfshirë aty. Kështu që do të doja ta komplimentoja për një gjë të tillë. Leao është një lojtar i nivelit më të lartë.

Milani është një skuadër që di të luajë një futboll mjaft të bukur. Ekipi i Piolit di si të mbrohet dhe si të sulmojë. Për forcën dhe kualitetin që zotëron reparti i avancuar i tyre, do veçoja Olivier Giroud, i cili më ka bërë shumë përshtypje me formën e tij. Po presim me padurim për ta luajtur këtë ndeshje dhe do përpiqemi të marrim maksimumin e pikëve.”