Granit Xhaka nis pushimet, por nuk harron gjestet e patriotizmit!

Sport

graniti pushime
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri rrëmbyen zemrat e gjithë shqiptarëve me simbolin e shqiponjës pas shënimit të golave kundër skuadrës serbe. Për disa javë me radhë ata zinin vendin kryesor në lajme në mediat e huaja dhe shqiptare. Megjithatë e gjithë situata kaloi dhe tashmë Xhaka dhe Shaqiri kanë mundësinë më të mirë për t’u qetësuar dhe qëndruar pak kohë larg vëmendjes mediatike.

grni pushime

Graniti së bashku me partneren e tij Leonitën kanë nisur disa ditë pushime në një nga vendet më përrallore të Oqeanit Indian, në ishullin Felicite.Leonita ka publikuar disa video nga natyra e mrekullueshme dhe duket se çifti po i shijon vërtet shumë. Ashtu si përherë edhe këtë radhë Leonita dhe Graniti nuk mund të bënin pa muzikë shqipe, shoqëruesja më e mirë e ditëve të tyre të pushimit.