Grupi G, Belgjika dhe Anglia arrijnë të fitojnë ndaj Panamasë dhe Tunizisë

Sport

grupi g
Ndeshejt e para të Grupit G mund të thuhet se u dominuan nga futbolli anglez, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Belgjika e ish-trajnerit të Evertonit Roberto Martinez theu Panamanë 3-0 vetëm pas pjesës së parë. Belgët iu falën talentit të De Bruyne, Hazard dhe Lukaku, të cilët u zhbllokuan prej emocioneve vetëm pas super-golit të Mertens në minutën e 47-të. Pasi kaloi në avantazh Belgjika ishte më e qetë dhe më e rrjedhshme në lojën e saj. Ylli i Manchester City-it, De Bruyne orkestroi lojën, ndërsa Hazard i Chelsea-it, gjeti më shpesh sulmuesin e United-it, Romelu Lukakun. Ky i fundit rezultoi finalizues i dy golave të radhës që erdhën në minutën e 69-të dhe 75-të. Pikërisht natyra e një futbolli prej Premier-League-ës, ishte ajo që spikati në Grupin G, pasi në mbrëmjen e së hënës në fushë zbriti vetë Anglia.

world cup

Përballë një rivali më të vështirës, sikurse qe Tunizia, “Tre Luanët” e drejtuar nga Southgate, iu falën formës mbreslënëse të kapitenit të tyre. Harry Kane ishte ai që kaloi në avantazh Anglinë në minutën e 11-të duke ndezur tejmase tifozët dhe lojtarët që ishin në fushë. Por Tunizia diti të reagoi. Në minutën e 35-të, afrikano-veriorët fituan një penallti, të cilën e ktheu në gol Sassi. Pjesa e parë u mbyll 1-1 dhe presioni iu shtua Anglisë, që dukej se do të ndalej njëjtë si Argjentina, apo dhe Brazili. Por kjo gjë nuk ndodhi, pikërisht falë kapitenit Kane, i cili shënoi në minutat shtesë për ta mbyllur sfidën 2-1. Kështu Grupi G nuk zhgënjen aspak duke nxjerrë Belgjikën dhe Anglinë me 3 pikë nga ndeshjet e para.