I prekur nga Covid-19, Kenny Dalglish largohet spitali

Sport

Pandemia Covud-19 ka prekur thuajse mbarë botën, teksa për fat të keq, më shumë se 100 mijë njerëz kanë humbur jetën. Në futboll, personazhi më i ri i prekur nga ky virus, ishte legjenda e Liverpool, Kenny Dalglish. Pak ditë më parë, 69 rezultoi pozitiv me Coronavirus dhe është nisur menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme. Megjithatë, sikurse raportojnë mediat në ishull, 69 vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore, duke dalë edhe nga spitali, ndërsa është rikthyer  në shtëpinë e tij, nga ku do të qendrojë në karantinë. Kujtojmë që Kenny Dalglish, ish-sulmues i Liverpool, ku për vite me radhë arriti shumë suksese, në fitimin e mjaft titujve. Ndërsa pasi u tërhoq nga futbolli, mori edhe rolin e trajnerit në këtë klub. Dalglish, padyshim që është një nga legjendat më të mëdha të gjithë historisë së Liverpool.