Ibrahimoviç largohet nga Manchester United, firmos me Los Angeles Galaxy!

Sport

 

imbrahimovic
Zlatan Ibrahimoviç nuk është më pjesë e Manchester United. Gjigandi suedez ka ndërprerë me konsensus marrëveshjën me “djajtë e kuq”, për të mbyllur karrierën e tij në Amerikë. Kjo ndërprerje e kontratës mes dy palëve është konfirmuar fillimisht nga klubi, që ka falenderuar lojtarin për kontributin e tij gjatë 2 sezoneve. Të njëjtën gjë ka bërë edhe 36-vjeçari në rrjete sociale, që shton se të gjitha gjërat e mira e kanë një fund.

zlatan2
Ndërkohë mediat angleze kanë shkuar më tej, pasi konfirmojnë se ky largim i Ibrahimoviç nga United, vjen pasi ai ka arritur tashmë akordin me skuadrën e Los Angeles Galaxy në Amerikë. Prej kohësh ishte përfolur së drejt suedezit kishin ardhur disa oferta nga përtej Atlantikut, dhe mesa duket skuadra kaliforniane ia ka dalë të bindë Ibran të braktisë që tani “djatë e kuq”. Madje pritet që ndeshjen e parë me skuadrën e re, ai ta zhvilloi që në datën 31 mars, perballë kunndërshtarëve të Los Angeles FC.
Me fanellën e Manchester United, Zlatan Ibrahimoviç numëron 53 takime të luajtura, nga ku ka realizuar 29 gola dhe 10 asiste, ndërsa vlen të theksohet se një dëmtim i pësuar në gju e mbajti suedezin larg fushave për një kohë të gjatë.