Interi beson ende tek titulli, Lautaro Martinez bëhet pjesë e historisë së zikaltërve

Sport

Interi vazhdon të shpresojë tek titulli kampion. Në javën e 37 të Serisë A, zikaltërit udhëtuan në një trasnfertë mjaft të vështirë, sikurse ishte ajo ndaj Cagliarit. Megjithatë, për të besuarit e Simone Inzaghit shkoi gjithçka mirë dhe në fund arritën të merrnin një fitore të konsiderueshme me rezultatin 3-1.

Fillimisht ishte Matteo Darmian ai që kaloi miqtë në epërsi, duke gjuajtur saktë me kokë pas krosimit të Ivan Perisiç. Vetëm 6 minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë, Lautaro Martinez dyfishoi avantazhin për vitizorët. Mirëpo vetëm 3 minuta më vonë, vendasit reaguan me një gol fenomenal të ardhur nga këmbët e mbrojtësit Lykogiannis.

Skuadra nga sardenja vazhdonte të shpresonte në një rezultat pozitiv, por shpresat u shuan në minutën e 84. Ishte përsëri Lautaro Martinez ai që ndëshkoi skuadrën e  Alessandro Agostini. Argjentinasi bëhet lojtari I 6-të në historinë e Interit që arrin të  shënojë të paktën 20 gola brenda një sezoni në Serinë A, pa mbushur ende 25 vjeç. Përpara tij, një gjë të tillë e kanë bërë, Giuseppe Meazza, Sandro Mazzola, Antonio Angelillo, Ronaldo and Mauro Icardi.

Me këtë 3 pikësh, Interi mbetet në vendin e 2-të me 81 pikë, 2 më pak sesa Milani kryesues, çka do të thotë se titulli tashmë do vendoset në javën e fundit.

Ndërkohë, pavarësisht humbjes dhe renditjes në vendin e 18-të, Cagliari vazhdon të besojë ende tek mbijetesa, ndonëse diçka të tillë nuk e ka vetë në dorë, sepse gjithçka do varet nga Salernitana që ndodhet në vendin e 17-të. Më tej, pas humbjes 3-0 të pësuar ndaj Napolit, Genoa ka rënë zyrtarisht nga kategoria për të 9-tën herë në histori. Klubi nga Liguria nuk shkonte në Serinë B që prej sezonit 1994/95. Interesante në këtë mes, është fakti se me rëninen nga kategoria, Genoa ka siguruar automatikisht qendrimin e rivalëve të Sampdorias në Serinë A.