Interi zgjat duart drejt titullit, skuadra zikaltër vendos rekord në Serie A

Sport

Interi zgjat duart drejt titullit kampion. Në javën e 31 të Serie A, skuadra zikaltër fitoi me rezultatin 2-1 në transfertën e Udineses, ndeshje, të cilën e përmbysi në pjesën e dytë, duke qenë se të parën e mbylli në disavantazhin e një goli, të shënuar nga Lazar Samardziç. Që nga 26 Nëntori I 2023-shit, Udinese është bërë vetëm skuadra e parë që shënon golin e parë në një ndeshje të Interit. Diçka të ngjashme në Nëntor, e bënte pikërisht Juventusi, me takimin në Torino që mbyllej në barazim 1-1. Një tregues I qartë ky se formacioni I Simone Inzaghit është gati-gati I pathyeshëm në prapavijë.

Mirëpo, zikaltërit po tregohen të jashtëzakonshëm edhe në sulm. Mjafton të përendim këtu që ata kanë shënuar në secilën prej 31 ndeshjeve të luajtura këtë sezon në Serie A dhe ky është një record në elitën e futbollit italian, pasi nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në histori. Më tej, Interi është bërë vetëm skuadra e dytë në historinë e Serie A, që arrin në kuotën e 82 pikëve pas 31 javëve të para të sezonit. Më mirë në këtë drejtim ka bërë vetëm Juventusi, që në 2018/19-tën arrinte kuotën e 84 pikëve.

Thënë këtë, duke marrë në konsideratë që vendi I dytë, Milani, ndodhet 14 pikë prapa Interit, atëherë mund të thuhet se skuadra zikaltër ka zgjatur duart drejt titullit dhe tashmë është vetëm 3 hapa larg për të siguruar matematikisht edhe trofeun e 20 kampion të Serie A në histori.