Inzaghi: E dominuam, mund të fitonim më thellë

Sport

Simone Inzaghi fitoi derbin e tretë që kur ka marrë drejtimin e Interit , teksa në kampionat kjo ishte hera e parë që thyente Milanin si trajner i  zikaltërve. Tekniku nuk mund të mos ishte i lumtur pas suksesit në derbi që e ka shkëputur skuadrën e  tij me 5 pikë nga ekipi tjetër i qyteti lombard.

“ E superdominuam ndeshjen. Ishim superior nga minuta e parë e deri në fund. I përgëzova lojtarët për përqëndrimin e treguar dhe mos harrojmë që ky ekip luajti edhe të martën e shkuar në Kupë dhe sërish fizikisht ishim më lart. Nëse kishte një problem ishte mos finalizimi, mendoj që mund të fitonim edhe më thellë” – u shpreh trajneri i Interit që më tej vlerësoi dhe yllin e skuadrës së tij, Lautaro Martinezin.

“ Nga Janari po luan në një nivel të jashtëzakonshëm. Nuk kam qënë në gjëndje për ti dhënë pak oksigjen nga dëmtimet e sulmuesve të tjerë”-tha tekniku i 19 herë kampionëve të Italisë i cili tregoi edhe pengun që i ka mbetur në këtë edicion

“ E shohim të ardhmen me pozitivtet duke kërkuar të rekuperojmë. Dëmtimet e Brozovic-it e Lukaku-t kanë ndikuar sezonin tonë, por mos harrojmë që pas humbjes me Romën ky ekip ishte në vendin e 9-të, ndërsa sot është në vendin e dytë”-përfundoi Simone Inzaghi. Interi po kalon një nga momentet më të mira të sezonit ku ka siguruar trofeun e Superkupës, është në gjysmëfinalet e Kupë së Italisë, është në 1/8-t e Champions Leagues dhe në kampionat ka fituar 3 nga 4 ndeshjet e fundit.