Jose Mourinho flet për formën e dobët të Manchester United

Sport

united
Manchester United vazhdon të zhgënjëjë, si në kampionatin anglez, ashtu edhe në Evropë. Përballë Valencias, ndonëse luanin në ‘Old Trafford’, ‘djajtë e kuq’ nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola. Një konferencë të shkurtër për shtyp, trajneri Jose Mourinho përpiqet të analizoë situatën dhe pranon se skuadra e tij nuk po kalon një moment të mirë.  “Është e rëndësishme të marrim sa më shumë pikë të mundemi. Nuk kemi një formë të mirë, por është ende fillimi i sezoni, ndaj nuk mendoj se këto rezultate tani, pasqyrojnë ate çfarë mund të ndodhë në muajt e tjerë. Kemi mundësinë të bëjmë shumë më mirë dhe duhet të përmirësohemi që t’i mbyllim ndeshjet sa më shpejtë të jetë mundur.”

jose mourinho manchester united uefa champions league 02102018 9az3hddw82341jbfnu5lk97ws
Trajneri portugez pranoi se sfida e ardhshme në Premier League ndaj Newcastle duhet fituar detyrimisht nga ana e lojtarëve të tij. Ndonëse skuadra kundërshtare nuk ka bërë një start të mirë të sezonit, Mourinho shprehet se fitorja mbetet e vështirë, pasi vlerëson së tepërmi trajnerin e Newcastle, Rafael Benitez. Sa i përket pozicionit të Mourinhos në krye të stolit të United, në Angli përflitet se një grup lojtarësh kërkojnë largimin e portugezit, ndaj edhe nuk japin më të mirën e tyre sa herë që janë në fushë.