Juan Mata sfidon Valencian si «ish»!

Sport

mata

Jose Mourinho (trajner i Man.Utd): “Në skuadër kemi disa futbollistë që kanë nevojë për të luajtur, por gjithashtu kemi edhe nga ata që meritojnë të aktivizohen. Pavarësisht se kemi lënë disa lojtar në Manchester, përballë Valencias do të luajmë me një skuadër që do të ketë vetëm elementë të ekipit të parë. Kam menduar të hedh në fushë një formacion me lojtarë, që nuk kanë shumë kilometra në këmbët e tyre, pasi deri tani nuk kanë luajtur edhe aq shumë gjatë sezonit. Shpresoj që ata të cilët do të zbresin në fushë, të kenë një impakt sa më të mirë me këtë ndeshje të rëndësishme, që luhet për një kompeticion prestigjoz siç është Champions League”.

Man Utd news United officials made strange Jose Mourinho decision in the summer 747363

Juan Mata: “Kjo ndeshje do të jetë vërtet speciale për mua. Kur isha te Chelsea, pata mundësinë të kthehesha për të luajtur këtu dhe ishte një natë që nuk do ta harroj kurrë. Besoj se kjo sfidë do të jetë e njëjta gjë. Me siguri, tifozët do të krijojnë një atmosferë të pabesueshme. Sfida me Valencian nuk do të jetë edhe aq shumë i rëndësishëm në terma kualifikimi, por mendoj se do të mbetet përgjithmonë në memorien time, sepse do të ketë shumë emocione dhe ndjenja”.