JULIAN NAGELSMANN, TRAJNERI I BAYERN MUNICH:

Sport

“Në ndeshjet e fundit vijmë nga një seri rezultatesh pozitive, si në Bundesligë, ashtu edhe në Kupën e Gjermanisë. Skuadra ime është e vendosur për të shkuar përpara. Champions League të jep automatikisht një motivim ekstra dhe për këtë arsye jemi stërvitur shëndetshëm.

Kemi ardhur këtu për t’u treguar të guximshëm. Kjo është një përballje mes dy skuadrve të ngjashme. Megjithatë, do përpiqemi që të zhvillojmë një performancë solide, për më tepër që luajmë në transfertë. Kam shumë besim në aftësitë e lojtarëve të mi dhe jam I bindur se në fund, do të marrim një rezultat pozitiv.

Messi? Ndaj tij mund t’ia dalësh vetëm nëse luan si një skuadër e bashkuar. Duhet të ndalim pasimet që shkojnë drejt tij. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe për Neymar apo Mbappe. Parisi, gjithashtu ka në përbërje edhe mbrojtës me mjaft kualitet. Ata kanë një numër të konsiderueshëm lojtarësh të talentuar.

Megjithatë, ashtu sikurse ne, edhe ata mendojnë të gjejnë mënyrën më të mirë për të ndalur skuadrën tonë, apo lojtarët tanë. Jam I bindur, se në një mbrëmje si kjo, diferencën do e bëjë loja ekipore.”