Julian Nagelsmann, trajneri i Bayern:

Sport

“Do të jetë një kënaqësi të takojmë sërish Robert Lewandowski-n. Do të isha i lumtur nëse tifozët e presin mirë. Për mua, kjo është diçka normale për dikë që ka dhënë kaq shumë për klubin. Nuk mund të them nëse ai është lojtari më i rrëzikshëm i tyre, por është e sigurt se kërcënimi kryesor për golin vjen prej tij. Nëse nuk e lejojmë topin të shkojë drejt tij, atëherë do t’ja vështirësojmë punën. Barcelona është një skuadër agresive dhe që mbron shumë lart në fushë. Kanë mesfushorë si Gavi dhe Pedri, që mund të ushtrojnë presing të lartë dhe të të mbajnë në lëvizje të vazhdueshme. Pres vërtet një ndeshje të vështirë. E kam në mendje skuadrën që do të zbresë në fushën nga minuta e parë. Dyshimet e vetme kanë të bëjnë më mbrojtësat që do të markojnë Leëa-n. Nuk mendoj se lojtarët e mi duhet të krahasojnë këto përballje me ato të sezonit të shkuar. Ishte një situatë krejtësisht ndryshe, si për ne, edhe për Barcelonën. Nëse duam të përmirësohemi e të ecim përpara me ritmin që dëshirojmë, atëherë nuk duhet të kapemi në asnjë moment tek e kaluara. Unë kam besim tek lojtarët e mi. Ata i njohin cilësitë e tyre dhe i kemi të gjitha mundësitë për një rezultat pozitiv.”