Julian Nagelsmann: “U kam thënë djemve që edhe po të mos isha unë trajner, ata sërish do kishin mundësi për të fituar.”

Sport

“U kam thënë djemve që edhe po të mos isha unë trajner, ata sërish do kishin mundësi për të fituar. Pa këta lojtarë nuk ka asnjë mundësi për të fituar, edhe po të jem unë. Champions League është loja e futbollistëve, jo e trajnerëve. Sa I përket kundërshtarit tonë, PSG, nuk mund ta parashikojmë dot se çfarë mund të bëjnë Neymar apo Mbappe, pasi ata janë ndër më të mirët në botë. Ndaj tyre duhet të mbrojmë si një skuadër. Do jetë e vështirë, por duhet t’I vëmë nën presion. Futbolli është mjaft interesant në momentin kur të dyja skuadrat luajnë në sulm. Ndaj Atleticos nuk luajtëm me 3 mbrojtës, sepse nuk ishte e nevojshme.  Nuk mund t’I zbuloj taktikat e mia përpara ndeshjes. Të gjithë lojtarët e mi janë gati, jemi stërvitur mirë dhe sigurisht që jemi të motivuar. Duhet të bëjmë lojën tonë dhe të fokusohemi në vetet tona, sesa të mendojmë për kundërshtarin. Lojtarët kanë dëshirë për të fituar, janë të uritur dhe kjo shihet në fytyrat e tyre. Ndaj Atleticos ishim shumë mirë dhe tashmë kemi një mundësi ndaj PSG. Duam të kualifikohemi më tej dhe jemi gati për këtë. Kam luajtur për trajnerin Thomas Tuchel. Kisha nevojë për para. Jam paguar si lojtar, por u dëmtova dhe kishte njjë zgjidhje që duhet të bëja për të vazhduar studimet e mia. Kështu që mu dha mundësia për të bërë rolin e skautit dhe për të analizuar kundërshtarin. Nuk e kam imagjinuar kurrë se një ditë do luaja në gjysmëfinale të Champions League kundër tij”.