JUVENTUS PËRMBYS TOTTENHAM, MJAFTOJNË 3 MINUTA

Sport

Juventus Tottenham

Ka dhuruar spektakël përballja mesTottenham dhe Juventus në “Wembley”. Italianët vinin si jofavoritë per t’u kualifkuar në fazën tjetër pas barazimit 2-2 në Torino, mirëpo të besuarit e Massimiliano Allegri arritën t’i befasonin të gjithë.

allegri

Ndeshja do të kishte ritëm të lartë me Tottenham që përpiqej vazhdimisht të shënonte. Harry Kane dhe Son do të kishin disa raste të mira, por vetëm në tentativën e katërt të tij në portën e Buffon, koreani do të shënonte golin e avantazhit që do të krijonte një atmosferë kualifikimi në shkallët e Wembley, ndërsa më parë, Juventus kishte parë t’i mohohej një 11-metërsh.

totttt

Në pjesën e dytë, Tottenham do të dukej disi e vetëkënaqur, ndërsa përpiqej të qarkullonte topin e të ulte ritmin e lojës. Në këtë moment Allegri kryen dy zëvendësime që rifreskuan skuadrën, dhe dyshja Higuain-Dybala, do t’u jepte një leksion kundërshtarëve në harkun e 3 minutave. Vendasit hidhen në sulm në minutat e mbetura, por shtylla dhe Buffon ia dalin të mbrojnë rezultatin, me Juventus që arrin një fitore të madhe, tashmë me sytë nga faza çerekfinale e kompeticionit më të rëndesishëm europian për klube.