Juventusi kërkon Ronaldon, Barcelona Willianin

Sport

willian ron
Ronaldo dhe Willian ishin dy emrat që u përfolën më së shumti ditën e martë në media. Të dy yjet në fjalë spekulohen fort për një lëvizje të bujshme nga ekipet respektive. Kështu sipas mediave italiane Agnelli dhe Marotta po studiojnë seriozisht një mundësi për të marrë Ronaldon te Juventusi. 120 milionë euro kontratë deri në vitin 2022, ishin shifrat e përmendura në shtyp për këtë operacion të çmendur. E çmendur sepse nga ana tjetër thuhet se bardhezinjtë janë gati të paguajnë edhe 100 milionë euro direkt te Reali për ta lënë atë që të lëvizë. Në Itali e bëjnë me baza këtë ide, prej transferimit të Joao Cancelos, i cili përfaqësohet nga Jorge Mendes, njëherësh agjent i Ronaldos.

jorge mendes

Kjo është lidhja me spekulimet që bëhen, ndërkohë dihen edhe problemet me Perezin që ka 33-vjecari, kjo pikërisht prej pagës dhe bonuseve që nuk i kanë përmbushur pritshmëritë e tij. Nga ana tjetër, po të martën u fol për një tjetër lëvizje të bujshme. Barcelona po kërkon t’i marrë Chelsea-it braziljanin Willian. 80 milionë thuhet të jetë fiksuar çmimi, ndërsa aktivizimi i Coutinhos në kombëtare thuhet se po ndikon që 29-vjecari të tundohet për një lëvizje nga Premier-League-a për në Spanjë. Sido që të përfundojnë këto raportime, janë treguesi kryesor se si një edicion botërori mund të diktojë edhe merkaton për klube.