“Kjo ndeshje është një nga ato që mund të ndryshojë shumë gjëra”; Mircea Lucescu, trajneri i Dynamo Kyiv

Sport

“Para së gjithash, duhet theksuar se Gent është një skuadër shumë e mirë dhe e përgatitur në detaje. Ata kanë ndryshuar dy herë trajnerin brenda një kohe të shkurtër, por kjo nuk na i bën gjërat më të thjeshta. Për ne, fakti që nuk e nisën mirë kampionatin dhe u janë larguar shumë lojtarë, nuk do të thotë asgjë. Pikërisht në situata të tilla, skuadrat gjejnë forcën për t’u ringritur dhe kjo ndeshje është një nga ato që mund të ndryshojë shumë gjëra. Pra, Gent është një kundërshtar shumë i fortë për ne. I kemi analizuar me detaje të gjitha ndeshjet e fundit që kanë zhvilluar dhe mendoj se do të kemi shanset tona për të bërë mirë. Fizikisht jemi gati, por kjo është një ndeshje që kërkon përqëndrimin maksimal dhe përgatitje psikologjike.”