“Kryesorja është që të besojmë veten tonë dhe jemi të bindur se deri këtu kemi arritur thjesht për meritat tona.”; Thomas Tuchel, trajner i Chelsea

Sport

“Sfida e madhe për ne është që të arrijmë për të ruajtur intensitetin përgjatë të gjithë ndeshjes. Kjo është një gjysmëfinale dhe presioni është i lartë, pasi bëhet fjalë për një ndeshje me eleminim direkt. Prandaj është e nevojshme që nga ana jonë të arrijmë një nivel të madh besimi, përndryshe nuk do të kemi asnjë shans, aq më tepër kundër Realit. Nuk ka rëndësi nëse ata do të luajnë me skemën 5-3-2 apo 4-3-3. S’ka shumë rëndësi sesi do të luajnë kundërshtarët. Gjithcka do të varet nga mënyra sesi do të luajmë neve. Duhet të tregohemi kurajozë dhe të zotët, në atë që do të bëjmë. Kryesorja është që të besojmë veten tonë dhe jemi të bindur se deri këtu kemi arritur thjesht për meritat tona. Vetëm se tani kemi detyrën të vazhdojmë atë që kemi bërë deri më sot. A përbën diferencë fakti nëse do të luajë apo jo, Ramos? Po, mendoj se do të ketë shumë ndryshim. Ai është kapiteni i skuadrës më të suksesshme në vitet e fundit. Por nuk mund të shpërqendrohemi pas këtij vendimi. Mendoj se duhet të jemi të përgatitur për të gjithë opsionet, pasi nuk mund t’i lëmë asgjë rastësisë. Kante’? Ngolo është njeriu për të cilin kemi nevojë, që të fitojmë trofe. Për këtë arsye jemi të kënaqur që luan me ne. Eshtë një gjë e jashtëzakonshme që ekzistojnë lojtarë si ai, pasi është një kënaqësi ta shohësh në aksion. Pa frikë do të thoja se zotëron mentalitetin e një futbollisti të gjithanshëm”.