Leonardo pranon interesimin për Ibrahimoviç, por…

Sport

leo milan
Pas disa rikthimeve të rëndësishme tek Milan, në rolin e drejtuesve, ditët e fundit u përfol edhe për një rikthim në fushë. Bëhet fjalë për Zlatan Ibrahimoviç, që mendohej të kalonte tek kuqezinjtë gjatë janarit. Për këtë çështje ka folur edhe drejtori i kuqezinjve, Leonardo, i cili ka deklaruar se ka qenë në axhendën e diskutimeve të klubit rikthimi i 37-vjeçarit, i cili pavarësisht moshës po shkëlqen në Amerikë, por një gjë e tillë nuk është e mundur, të paktën në planet e tyre afatshkurtra. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Leonardo ka pranuar se ka patur kontakte reale me suedezin, por ka theksuar se për momentin nuk është arritur një marrëveshje mes palëve, pa dhënë shumë detaje mbi arsyet.

Zlatan Ibrahimovic 1040x572
“Ibra ka lidhje shumë të ngushta me Milanin, të gjithë e dinë këtë. Ne nuk mund ta mohojmë se kishte një interesim nga ana jonë, që kur morëm postet tona, pasi ai është i jashtëzakonshëm, por diçka e tillë nuk është e mundur”, u shpreh Leonardo. Zlatan Ibrahimoviç ka shënuar 42 gola për Milanin nga 2010 në 2012-ën, për t’u larguar më pas drejt gjigandëve të Ligue 1, Paris Saint-Germain. Aktualisht ai është zhvendosur në Amerikë, ku luan për LA Galaxy. Ibra ka treguar se pavarësisht moshës që ka, ai di si të japë më të mirën e tij edhe në MLS, ku ka shënuar plot 20 gola.