Liberi, ish-futbollist mund të bëhet president, bota e futbollit e uron

Sport

derre6

Një ish-futbollist bëhet President. Lajmi i bujshëm vjen nga Liberia atje ku ish-sulmuesi i Milanit, George Weah thuhet se ka fituar zgjedhjet. Një nga talentet e futbollit afrikan, i vlerësuar edhe me “Topin e Artë” në vitin 95-së, thuhet se ka mundur në garë direkte politikanin Joseph Boakai, i cili ka shërbyer si zëvendës-president. 12 vitet e fundit Liberia ka qenë nën drejtimin e Ellen Johnson-Sirleaf, një nobeliste kjo për paqen dhe e para presidente femër. Për sa i përket Weha-së, ky ishte kandidimi i tretë i tij, por i pari në të cilin ia del me sukses. Pas lajmit të bërë publik se Weha mund të bëhet shumë shpejt President, të shumta kanë qenë urimet nga bota e fubtollit. Arsene Wenger, ish-trajneri i tij në kohën kur afrikani luante për Monac-në, nxitoi ta urojë menjëherë. “S’ndodh shpesh që një ish-futbollist të ketë fatin të drejtojë një vend, prandaj dua ta uroj, bravo Georgie” – ka thënë Wenger. Paolo Maldini, ish-shok skuadre i tij te Milani, e uroi gjithashtu Weha-në përmes rrjeteve sociale, megjithëse nga Komisioni Zgjedhor në Liberi, rezultati, ende s’qe konfirmuar zyrtarisht. Liberia, që u themelua nga ish-skllevërit amerikanë, në shekullin e 19-të, nuk ka pasur kurrë një tranzicion të qetë të pushtetit. Weah ndërkohë ka zgjedhur për zv/presidente, ish-partneren e diktatorit Charles Taylor, i dënuar me 50 vite burg për krime lufte në konfliktin me Sierra-Leonen dhe kjo ka qenë një nga arsyet se pse ai nuk është votuar në zgjedhjet e kaluara.