Lojtari i Manchester City kërkon hakmarrje ndaj Real Madrid

Sport

Lojtarët e Manchester Cityt nuk e kanë harruar ende eliminimin e vjetshëm në gjysmëfinale të Champions Legue nga Real Madrid. Mirëpo, këtë edicion, ekzaktësisht në të njëjtën fazë të dyja skuadrat do të përballen sërish me njëra-tjetrën dhe lojtarët e Cityt kërkojnë hakmarrje.

Kështu është shprehur një prej yjeve të qytetarëve, Bernardo Silva.

“Do shkojmë në Madrid për hakmarrje. Po kalojmë një moment të shkëlqyer dhe mendoj se do kualifikohemi drejt finales. Kjo është një fazë e kompeticionit, ku nëse performon keq, atëherë je jashtë. Sigurisht që do të jetë e vështirë, por ne po punojmë shumë fort që ta sjellim trofeun në shtëpi”, kanë qenë fjalët e portugezit.

Real Madrid dhe Manchester City janë përballur 8 herë në histori mes tyre. Secila skuadër regjitstron nga 3 fitore, ndërsa dy herë të tjera, janë ndarë në barazim.

Akti I parë I gjysmëfinales do të luhet në “Santiago Bernabeu” në datën 9 Maj, kurse akti I kthimit në tokën angleze, në 17 Maj.

Fituesi që do të dalë nga ky çift, konsiderohet gjithashtu edhe si favorit për të fituar titullin. Megjithatë, gjithçka do të vendoset në fushën e lojës.