Manchester United, trajneri Ten Hag mahnitet nga një lojtar i skuadrës

Sport

Teksa situata e Cristiano Ronaldos mbetet e paqartë, Erik Ten Hag po vazhdon ta stërvisë skuadrën pa yllin portugez. Megjithatë, gjatë kësaj faze përgatitore, takticieni hollandez është mahnitur nga një sulmues që ka në organikë. Fjala është për Anthony Martial.

Francezi ka rënë në sy gjatë këtyre ditëve, duke aplikuar në detaje të gjitha kërkesat e vendosura nga Ten Hag. Në 3 ndeshje miqësore që zhvilluara deri më tani, 26 vjeçari ia ka dalë të shënojë 3 gola. Këto shifra kanë qenë të mjaftueshme për t’i dhënë një mesazh trajnerit të tij.

Sikurse raportojnë mediat britanike, Ten Hag është I bindur që në sezonin 2022/23, Martial mund të luajë një rol të rëndësishëm në skemat e tij. Për këtë arsye, numri një i pankinës së djajve të kuq ka dalë në përfundimin se Martial nuk duhet të largohet nga Old Trafford këtë verë, por duhet të qënrdojë aty.

Madje, Ten Hag është duke hartuar një formacion ku Martial parashikohet të jetë titullar. Madje, një gjë e tillë do të ndodhë, edhe nëse Cristiano Ronaldo do rikthehet në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.

Megjithatë, Ten Hag nuk kërkon të ndalet këtu. Gjithnjë duke iu referuar raportimeve britanike, tekniku në fjalë kërkon një tjetër sulmues në skuadër. Kësisoj, drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna për t’i plotësuar dëshirën trajnerit të tyre. Zhvillime interesante pritet të ndodhin deri në fundin e merkatos në kampin e Manchester United.