Marash Kumbulla, më i miri në 2022-shin!

Sport

Nga një lojtar pothuajse i zhdukur, Marash Kumbulla është shndërrur në një titullar pothuajse fiks për Romën. Pas ndonjë problemi me trajnerin Murinjo, që prej filimit të këtij viti ai është bërë një nga shtyllat e mbrojtjes verdhekuqe.

Ish-lojtari i Veronës zbarkoi në kryeqytetin itaian gjatë verës 2020, ndëras ndaj Viteshes për Conference League (1-1) ka prekur finishin e 50 ndeshjeve gjatë 1 viti e gjysmë të kaluar me romanistët, duke përfituar edhe nga mungesa e detyruar e kolegut të tij të repartit, Gianluca Mancini. E sikur të mos mjaftonte kaq, të dhënat e Instat, thonë se mbrojtësi shqiptar është më i miri në prapavijën e Romës për 2022-shin.

Faktikisht, gjatë këtij viti ka qenë i vetmi në mbrojtjen e Romës që ka arritur të gjejë golin, falë atij realizimi kundër Lecces në Kupën e Italisë. Gjithashtu statistikat thonë se Marashi ka përqindjen më të lartë të pasimeve të realizuara – plot 93% – sa i takon mbrojtësve.

Për më tepër, lojtari i Kombëtares së Shqipërisë rikuperon mestarisht 10 topa për ndeshje, më shumë edhe se Smallin e Ibanez, të cilët kanë rikuperuar 1 më pak. Qendër-mbrojtësi ka zhvilluar vërtet paraqitje mbresëlënëse në javët e fundit të kampionatit itlian, teksa gjithcka kulmoi me Roma-Atalanta, ku ishte kandidati kryesor për cmimin e “Njeriut të Ndeshjes”.

E gjithashtu nuk është rastësi që Roma ka pësuar të vetmin gol në 4 ndeshjet e fundit, pikërisht në Udine, ku ai nuk ishte në fushë për shkak se kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. E duket se tani edhe vetë Murinjo e ka kuptuar se nuk mund të bëjë dot pa të. “Kumbulla është një profesionist. Ai është një djalosh që punon gjithmonë me dëshirën e madhe për t’u përmirësuar”, ka deklaruar së fundi tekniku portugez, i cili vetëm disa muaj më parë nuk kishte kursyer edhe kritikat e ashpra ndaj 22-vjecarit.

 

Molgen Balena

Tring Sport